×
  • Sport
  • Sport

    Nuk mund të duronte: Tifozi theu rregullat e karantinës për ta parë stadiumin, klubi ia pagoi gjobën

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 18:16

    Një tifoz i moshuar i AEK në Athinë bëri që klubi t’ia pagojë një gjobë për shkelje të karantinës.


    Ai ka dalë nga karantina, për të parë stadiumin e ri të AEK që po ndërtohet.

    Teksa jetonte afër, 60 vjeçari donte të shihte se si ka dukej përparimi i stadiumit të ri, kur policia e ndalën dhe gjobitën me 150 euro.

    Për fat të mirë, ai u vu re nga punonjësit e AEK, të cilët menjëherë ia paguan gjobën, dhe e ftuan që të vizitojë stadiumin, duke ia dorëzuar edhe një biletë vjetore për sezonin e ri.

    AEK po ndërton një stadium të ri me kapacitet prej 32 mijë ulëseve.

    Klubi nga Athina, deri më tani ndeshjet i ka zhvilluar në Stadiumin Olimpik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!