×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ndalej së kënduari, tifozin e Chelseat e largojnë me dhunë nga treni

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 10:29

    Një tifoz i Chelseat nuk ndalej së kënduar për skuadrën e tij të preferuar në një tren në Londër, mirëpo ai nuk mbeti në atë tren edhe për një kohë të gjatë.


    I zemëruar nga sjellja e tifozit të Chelseat, një pasagjer tjetër e shtyu atë duke e larguar nga treni, vetëm disa momente para se të mbylleshin dyert e trenit, transmeton Gazeta Express.

    Vajza me të cilën po udhëtonte tifozi në fjalë qëndroi në tren dhe e organizoi një takim me të në ndalesën tjetër.

    Ky tifoz i Chelseat do të mundë ta shikojë skuadrën e tij ta mbyllë turneun parasezonal të shtunën, kur klubi londinez do të përballet në ndeshjen miqësore me Borussia Monchengladbach.

    https://twitter.com/SwearingSport/status/1155501069327360000

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!