×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ngopet Zidane, i kërkon Perezit edhe tre futbollistë – këta janë objektivat

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 12:09

    Real Madrid ka qenë skuadra më aktive në këtë merkato verore duke shpenzuar plotë 300 milionë euro në 5 futbollistë.


    Mirëpo, Zinedine Zidane nuk është ende i ‘ngopur’ dhe i ka kërkuar Florentino Perezit edhe 3 futbollistë të tjerë, shkruan Reporteri.net

    Reali veçse ka kompletuar transferimin e madh të Eden Hazardit nga Chelsea për një shumë rreth 100 milionë eurove.

    Belgu ka arritur në Santiago Bernabeu bashkë me Luka Jovic, Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrygo Goes.

    Zidane është i mendimit se duhet ta përforcojë ende mesfushën, ndërsa e sheh Paul Pogban si objektivin kryesor.

    Por, Madridi mund ta injorojë blerjen e Pogbas për një nënshkrim më efektiv ne Christian Eriksenin e Tottenham Hotspur, i cili ka shprehur dëshirën për largim këtë verë.

    Ylli i Ajaxit, Donny van de Beek, 22-vjeçar, është gjithashtu i lidhur me një kalim të mundshëm në Madrid./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!