×
  • Sport
  • Sport

    Nuk përmbahet Kosovare Asllani, shënon një supergol kundër Anglisë

    Reporteri
    06 Korrik 2019 | 17:24

    Suedia ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në përballjen me Anglinë, e cila po zhvillohet për momentin në Nicë të Francës dhe është e vlefshme për medaljen e bronztë.


    Vetëm 11 minuta iu deshën Suedisë për të kaluar në epërsi në përballjen me Anglisë, pasi që futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, e mposhti portierin Carlyt Telford, duke e zhbllokuar rezultatin e ndeshjes.

    Asllani shënoi pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare të cilën për mrekulli e shfrytëzoi anëtarja e Kombëtares Suedeze.

    Ndryshe, Asllani ishte në dyshim për këtë ndeshje por ajo arriti që të rikuperohet me kohë dhe ta ndihmojë skuadrën e saj./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!