Kosova zhvilloi dy ndeshje në muajin shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, ku arriti një fitore dhe një humbje, derisa ëndrra për ta siguruar biletën për Kampionat Evropian vazhdon
Kombëtarja e Kosovës pa pesë lojtarë të formacionit startues arriti që të tregojë dy paraqitje të mëdha, ndaj Çekisë[fitore 2-1] dhe kundër Anglisë[humbje 5-3], shkruan Reporteri.net
Ndeshjet e ardhshme të Kombëtares sonë luhen në muajin tetor, fillimisht miqësorja me Gjibraltarin dhe më pas ndeshja e rëndësishme për kualifikimet e Euro 2020 me Malin e Zi.
Tifozët kosovarë mezi po presin që t’i shohin në aksion përsëri djelmoshat e Bernard Challandes dhe që nga sot ata po publikojnë variante se si do të duket formacioni për ndeshjen me Malin e Zi.
Në ndeshjet e tetorit pritet të rikthehen lojtarët si Rashica, Kololli dhe Shala dhe formacioni me ta duket shumë i frikshëm.
Foto e skrinshotuar nga faqja ‘Fansat e Futbollit Kosovar’
Kujtojmë që sot është data 12 shtator dhe lojtarët akoma nuk janë rikthyer në klubet e tyre, derisa tifozët kosovarë kur kanë mbetur edhe një muaj nga ndeshjet e ardhshme bëjnë variante të formacioneve të mundshme, ani pse për këto dy ndeshje akoma nuk kanë shkuar as ftesat për futbollit. Kjo tregon se të gjithë në Kosovë mezi presin që t’i shohin ndeshjet e ‘Dardanëve’. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.