×
  • Sport
  • Sport

    Nuk u lejua hyrja e sportistëve kosovarë, MKRS me reagim të ashpër për Serbinë

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 21:15

    Ekipi i boksit të Kosovës, dy herë nuk është lejuar sot të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që nesër nis në Beograd të Serbisë.

    Pasi u ndaluan dy herë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dal me një reagim për Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    “Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, kanë shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

    MKRS ka treguar se i kanë dërguar kërkesë me shkrim tek ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udovičić që të lejohet hyrja sportistët kosovarë.

    Komunikata e plotë e MKRS-së:

    REAGIM:

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dënon ashpër vendimin e sotëm të auroriteteve të Serbisë, të cilët penguan hyrjen e sportistëve tanë në territorin e tyre, për shkak të simboleve shtetërore në uniforma.

    Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, kanë shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit.

    Federata e Boksit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA).

    Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

    Këtë kërkesë e kemi drejtuar edhe me shkrim tek ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, z. Vanja Udovičić.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!