×
  • Sport
  • Sport

    Objektivi i Cityt, zgjatja e kontratës së Guardiolas

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 11:18

    Manchester City do të përpiqet ta bindë Pep Guardiolan që të nënshkruajë kontratë afatgjate në Etihad Stadium, pas shfuqizimit të ndalesës për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.


    UEFA e kishte suspenduar klubin anglez me dy vite mospjesëmarrje në garën më të madhe evropiane për klube, si pasojë e shkeljes së rregullave financiare, mirëpo mëngjesin e të hënës Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi në favor të Citizens duke hequr pezullimin.

    Pas këtij vendimi, City do të vazhdojë të shpenzojë në përforcimin e kontratës, ndërkohë që – sipas The Mirror – do t’i ofrojë kontratë të re Guardiolas, transmeton telegrafi.

    Strategu spanjoll tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, nga e cila përfiton 20 milionë funte në sezon (22 milionë euro), ndërsa klubi është i interesuar ta mbajë më gjatë.

    Sportsmail raporton se kryetari i Cityt, Khaldoon Al-Mubarak, është duke u angazhuar që Guardiola ta nënshkruajë kontratën e re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!