×
  • Sport
  • Sport

    Odise Roshi: Dua të luaj nga minuta e parë, nuk duhet të nënvlerësojmë Lituaninë

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 14:15

    Shqipëria arriti të fitonte ditën e djeshme me rezultatin 0-2 ndeshjen e parë të National League ndaj Bjellorusisë.


    Kuqezinjtë kanë mbërritur sot në Tiranë ku do të nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Lituanisë që do të luhet ditën e hënë në “Air Albania” në orën 20:45. Sot në konferencën për shtyp ka folur Odise Roshi i cili u shpreh:

    “Nuk isht e lehtë të merrnin 3 pikë në Bjellorusi. Kemi një tjetër ndeshje ndaj Lituanisë dhe nuk duhet ta nën vlersojmë kundërshtarin. Kënaqësi është gjithmonë që të luash nga fillimi, por e rëndësishme është që skuadra të marri fitore.

    Skuadra është shumë mirë përdërisa fitoi 0-2 duke parë që Bjellorusia I ka lojtarët në aktivitet.

    Unë kam dëshirë të luaj nga fillimi si çdo lojtar dhe sa herë më jepet mundësi bëj maksimumin për kombëtaren time. Së pari luajmë për veten tonë, familjen, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët e kjo pavarsisht se ku luaj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!