×
  • Sport
  • Sport

    Odise Roshi fantastik, ‘Raketa’ e Shqipërisë shënon dy gola kundër Arsenal Tulas

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 19:18

    Odise Roshi ka shpërthyer ditën e sotme në Rusi.


    Futbollisti kuqezi ka realizuar një dopietë në fitoren 1-3 të Akhmat Grozny-t kundër Arsenal Tulas. Në fillim do të ekzekutonte me sakstësi një penallti, duke dyfishuar shifrat në minutën e 22-të për skuadrën e tij.

    Por nuk do të ndalej me kaq. Kur mbeteshin edhe vetëm 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, “raketa” e Shqipërisë do të ndizej sërish.

    Pasi merr një top në hyrje të zonës, Odise Roshi nuk e mendon dy herë për të kërcënuar kuadratin e portës. Një goditje potente dhe mjaft e bukur ajo që erdhi nga këmbët e mesfushorit shqiptar, me topin që mund të ndalej vetëm në rrjetë.

    Goli i 7 ky për Roshin në kampionat, që merr një vlerë më të madhe duke i dhënë 3 pikët mjaft të vlefshme Akhmat Groznyt, që tashmë po kërkon të sigurojë një vend për në elitë edhe në sezonin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!