×
  • Sport
  • Sport

    Operohet me sukses kapitenia e Kosovës

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 20:37

    Kapitenja e Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, është operuar të mërkurën.


    Ajo ka bërë të ditur se operimi ishte i suksesshëm dhe se tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.

    “Çdo gjë ka shkuar mirë. Tani fillon faza e rikuperimit dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë kapitenia.

    Pritet që ajo të kthehet në lojë pas 9 deri në 12 muaj.

    Në mars Leonora kishte pësuar lëndim të ligamenteve të gjurit të djathtë. Ajo ka premtuar kthim edhe më të fuqishëm te Kosova.

    Federata e Hendbollit të Kosovës i dëshiron shërim të shpejtë kapitenes sonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!