Bad News Eagles kanë rënë në duar të sigurta.
Ekipi kosovar i video-lojës CS-GO janë bërë pjesë e organizatës “Guild esports”, ndërsa tash e tutje “Shqiponjat” do të quhen “Guild Eagles”.
Vlen të përmendes se njëri prej katër aksionarëve të organizatës “Guild” është legjenda angleze e futbollit, David Beckham.
Ekipi kosovar, siç dihet, përbëhet nga Flatro “juanflatroo” Halimi, Rigon “rigoN” Gashi, Genc “gxx-” Kolgeci, Sener “SENER1” Mahmuti dhe Dionis “sinnopsyy” Budeci.
Ata deri tash ishin veç një ekip, pa mbështetje nga ndonjë organizatë e njohur, përkundër sukseseve që i arritën në vitet e fundit, përfshirë këtu pjesëmarrjen në tre Majors, ku arriti madje edhe në fazën Legends.
“Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad News Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2”, u shpreh Jasmine Skee, shef ekzekutiv i “Guild Esports”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.