×
  • Sport
  • Sport

    Osasuna me një lojtar më pak befason Barcelonën në ‘Camp Nou’

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 23:21

    Barcelona është befasuar nga Osasuna në ‘Camp Nou’.


    Katalanasit pësuan humbje 1:2, me mysafirët që realizuan golin e fitore sa ishin me një lojtar më pak në fushë.

    Mysafirët befasuan me anë të Angel Jose (16′) që realizoi për 0:1.

    Duhej një ekzekutim perfekt nga gjuajtja e lirë që Barca të barazonte rezultatin, me të zakonshmin Messi (62′).

    Nga minuta e 77′ Osasuna luajti me një lojtar më pak, por kur pritej që të shënonte Barca, mysafirët dolën me pikë të plota kur R.Torres (90+2′) realizoi për 1:2.

    Barca do ta përfundojë sezonin në pozitën e dytë, pasi Real Madrid edhe matematikisht është kampion i La Ligas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!