×
  • Sport
  • Sport

    Owen tregon se si i mashtroi të gjithë në prezantimin te Real Madridi

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 19:16

    Michael Owen në vitin 2004 ishte bërë futbollisti i radhës që i ishte bashkuar Real Madridit, që atëkohë cilësohej si skuadrave e ‘Galaktikëve’, shkaku i shumë yjeve që kishte transferuar Florentino Perez.


    Sulmuesi anglez, kishte vendosur të largohej nga Liverpool, dhe për shërbimet e tij Real Madrid pagoi 10 milionë euro.

    Pas shumë vitesh nga ajo ngjarje, Owen është rikthyer të rrëfejë një ngjarje interesante, ku thotë se mashtroi të gjithë në prezantimin e tij.

    “Mbaj mend që nuk kam qenë në gjendje të fle para prezantimit te Real Madrid. Thjesht, zakoni ishte se te Real Madrid dhe Barcelona lojtari i ri në prezantim të marrë topin dhe të tregoi diçka nga truket e tij”, ka deklaruar Owen.

    “Unë nuk kam qenë i mirë në atë, dhe isha më të vërtetë nervoz. Nuk dija çfarë të bëja. U shfaqa para tifozëve, ata më dhanë topin dhe unë e dërgova atë në tribuna te tifozët. Ata më dhanë një tjetër, unë bëra prapë të njëjtin veprim. Askush nuk e dinte se cili ishte qëllimi im”

    Owen te Real Madrid qëndroi vetëm një sezon dhe shënoi 16 gola, për t’u rikthyer në Premierligë, ku iu bashkua Newcastle United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!