×
  • Sport
  • Sport

    Ozil numëron ditët tek Arsenal, zbulohet çfarë i tha Emeryt në finalen e Europaligës

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 14:36

    Mesut Ozil është afër të largohet nga Arsenali pas 6 sezoneve.


    Mesfushori turk me pasaportë gjermane është fjalosur me trajnerin e tij, Unai Emery, gjatë humbjes në finalen e Europa Ligë, ndaj Chelseat, transmeton Reportier.net

    Në mediat turke thuhet se Ozil u fjalos me trajnerin spanjoll, pasi ky i fundit e zëvendësoi atë gjatë pjesës së dytë.

    “Ti nuk je trajner”, thuhet t’i ketë thënë 30-vjeçari trajnerit Unai.

    Sipas lajmit nga “Fanatik”, Ozil tani është afër ta lë skuadrën e “Topçinjëve”.

    Në anën tjetër kjo duket se do të jetë e përshtatshme për Arsenalin, pasi Ozil është futbollisti më i paguar në rradhët e klubit nga Londra. Ai fiton 350 mijë funta në javë.

    Të interesuar për Ozilin janë disa klube nga Premierliga, por ka edhe nga Turqia, si: Galatasaray dhe Besiktash./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!