×
  • Sport
  • Sport

    Ozil prezantohet te Fenerbahce, tregon se mezi pret që të luajë me këtë futbollist së bashku

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 16:17

    Mesut Ozil sot është paraqitur në një konferencë ku ka folur për transferimin e tij të bujshëm te Fenerbhace


    Mesfushori turko-gjerman para pak ditësh iu bashkua Fenerbahces nga Arsenali, klub në të cilin pati një periudhë të vështirë në vitin e fundit, shkruan Reporteri.net

    Ozil është shumë entuziast për transferimin te Fenerbahce dhe ka thënë se mezi pret që të luajë me Dimitris Pelkas.

    “Kam luajtur në klube shumë të mëdha, por Fenerbahce është gjë tjetër për mua. Me të vërtetë e vlerësoj klubin dhe shpresoj se do të jetë gjithçka mirë,” ka thënë Ozil.

    “Kur shihja Fenerbahcen më pëlqeu Jay-Jay Okocha për stilin e tij të lojës. Në ekipin aktual mezi pres të luaj me Dimitris Pelkas, pasi ne luajmë në të njëjtën pozitë dhe ai është një lojtar shumë i talentuar,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!