×
  • Sport
  • Sport

    Ozilit po i dhemb zemra kur po e sheh Arsenalin në këtë gjendje

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 10:53

    Arsenali po kalon një periudhë katastrofale, derisa Mesut Ozil është i përjashtuar nga skuadra dhe nuk mund të luajë pasi nuk është i regjistruar nga klubi


    Por, pavarësisht kësaj, Ozil ka thënë se është i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën, sidomos në këto momente të vështira, shkruan Reporteri.net

    “Është një kohë shumë e vështirë për të gjithë në klub, jo vetëm për mua. Situata është frustruese për të gjithë,” ka thënë Ozil.

    “Natyrisht, unë do të doja që ta ndihmoja skuadrën, veçenarisht tani,”.

    Ndryshe, Ozil nuk mund të luajë për Arsenalin tani, pasi nuk është i regjistruar për të luajtur në Premier Ligë nga klubi, por kjo mund të ndryshojë në janar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!