×
  • Sport
  • Sport

    Pa fije mëshire: Ajaxi fiton 13-0 në kampionatin holandez dhe thyen rekordin e golave brenda një ndeshje

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 18:48

    Ajax ka fituar me rezultat 13-0 si mysafir i VVV Venlo në kuadër të javës së gjashtë në kampionatin holandez


    Ajaxi shënoi 4 gola në pjesën e parë, derisa në të dytën tundi rrjetën në 9 raste tjera, shkruan Reporteri.net

    Në këtë ndeshje shkëlqeu Traore që shënoi 5 gola, derisa Ekkelenkamp e Huntelaar shënuan nga 2 gola. Nga një gol realizuan edhe Tadic, Antony, Blind dhe Martinez.

    Kjo fitore është më e larta në histori të klubit në këtë garë, duke e thyer rekordin e vitit 1972, kur Ajax e kishte mposhtur Vitessen me rezultat 12–1.

    Pas kësaj fitore Ajaxi është në vendin e parë me 15 pikë të grumbulluara. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!