×
  • Sport
  • Sport

    Pa fitues ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës mes Prishtinës dhe Dritës

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 17:10

    Pa fitues ka përfunduar ndeshja e parë e gjysmëfinales mes Prishtinës dhe Dritës që u zhvillua në Lipjan, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo ndeshja ka përfunduar pa gola teksa në pjesën e parë Prishtinës iu anulua një gol pas rishikimit në VAR.

    Ishte Leotrim Kryeziu që realizoi golin në minutën e 24-t, por gjyqtari Genc Nuza pas rishikimit anuloi golin për lojë me dorë.

    Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet më 17 prill në Gjilan.

    Ndërkaq në gjysmëfinalen tjetër Ballkani i është afruar finales së Kupës duke mposhtur me rezultat minimal rivalen lokale Suharekën.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!