×
  • Sport
  • Sport

    Pa tifozë gjatë gjithë 2020-të, Qeveria i jep urdhër Federatës së Spanjës

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 8:19

    La Liga është një nga kampionatet në Europë që është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Spanja është një vendet më të prekura nga ky virus e deri më tani nuk ka një datë zyrtare për futbollin.


    Federata spanjolle dëshiron që titulli të vendoset në fushë, por futbolli do të luhet në momentin që situata të jetë normalizuar nga coronavirusi. Por edhe në momentin që kampionati do të rifillojë hyrja e tifozëve do të jetë e ndalur.

    Sipas “Cadena Cope”, anëtarët e Qeverisë spanjolle i bën me dije presidentin Javier Tebas në rrugë jo zyrtare që gjatë gjithë vitit 2020 ndeshjet duhet të luhen pa tifozë. Duke parë rrezikun e shpërndarjes të covid-19, në Spanjë po mendojnë që të mos luhet asnjë ndeshje me tifozë për këtë vit kalenderik.

    Kjo do të ishte një goditje e rëndë për finanacat klubeve spanjolle që do të humbin shumë të ardhura nga shitja e biletave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!