Asistenti special i Manny Pacquiao, Jayke Joson, ka thënë se kampioni i botës në boks shpreson se do të përballet me Conor McGregorin në vitin 2021.
Joson theksoi se një pjesë e të hollave të fituara nga Pacquiao në atë meç do të shkojnë për viktimat e koronavirusit në vendlindjen e 41-vjeçarit, Filipine, transmeton Gazeta Express.
Ish-kampioni i botës në UFC, McGregor, shkroi të premten në Twitter se do të përballet me Pacquiaon në një ring boksi në Lindjen e Mesme.
“Nuk e hedhim poshtë këtë”, tha Joson në një komunikatë për media të dielën.
Derisa asgjë nuk është nënshkruar ende, Joson shtoi se bisedimet mes dy kampionëve kanë nisur tashmë dhe se të dy luftëtarët po përgatiten për një meç boksi përfundimtar dhe epik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.