×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Paga e lartë shtyen drejtuesit e Interit ta shesin Sanchez në verë

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 15:39

    Skuadra italiane, Inter thuhet se janë të vendosur ta shesin Alexis Sanchez këtë verë, përcjell Reporteri.net.

    33-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 me skuadren kampione të Italisë, por pak besojnë se ai do të jetë pjesë e skuadrës në San Siro sezonin e ardhshëm.

    Tani që Joaquin Correa është rikuperuar nga lëndimi, duket se menaxheri i skuadrës së Interit, Simone Inzaghi nuk liron vend për të në formacion, madje as si alternativë dytësore, duke qenë se rrallë herë futet në formacionin startues, duke mos qenë në gjendje që të i zë vend Edin Dzekos dhe Lautaro Martinez, ku këtij të fundit i kishte munguar goli rreth tre muaj, për çka edhe u kritikua mjaft edhe nga tifogrupi i skuadrës së Nerazzurrëve.

    Në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A, Alexis Sanchez bëri vetëm dy paraqitje zëvendësuese për një total prej 39 minutash në fushë.

    Kiliani gjithashtu ka pagën më të lartë në skuadër, kështu që sipas drejtuesve të Interit nuk ka kuptim që ai të jetë pjesë e Interit kur luan kaq pak me një pagë kaq të lartë.

    Sipas La Gazzetta dello Sport, nëse Interi nuk mund të gjejë një skuadër për kilianin gjatë verës, ata janë të përgatitur t’i paguajnë atij një marrëveshje shtrëngimi duarsh prej 4 milionë euro për të ndërprerë kontratën para kohe me pëlqim reciprok dhe për ta hequr atë nga librat.

    Ylli i Kilit ka kontribuar me shtatë gola dhe pesë asistime në 31 ndeshje konkurruese këtë sezon, duke përfshirë fituesin e Superkupës së Italisë kundër Juventusit në kohën shtesë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!