Prishtina e Llapi luajnë sot sfidën ndoshta më të rëndësishme të sezonit. Nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” njëra nga skuadrat mund t’i afrohet titullit, ndërsa skuadra që mposhtet do të përshëndetet nga gara për titull.
Por, kjo sfidë do t’i gjejë shumë nga lojtarët agjërueshëm pasi që jemi në muajin e Ramazanit. Zyrtarët e dy skuadrave kanë konfirmuar vendimin që futbollistët të prishin sot agjërimin.
“Janë 11 lojtarë që agjërojnë te Prishtina. Në mesin e tyre edhe unë. Por, shumica kanë vendosur që sot ta prishin duke e ditur rëndësinë e ndeshjes” ka thënë Dallku për Indeksonline.
Ngjashëm do të veprojnë edhe futbollistët e Llapit.
“Të gjithë futbollistët kanë vendosur që sot ta prishin agjërimin për të qenë më të gatshëm për ndeshjen” ka thënë Batatina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.