×
  • Sport
  • Sport

    Palestra në Istog ende s’ka përfunduar, sapo ka arritur klima

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 21:10

    Palestra e Sporteve në Istog ka nisur të marrë formë, pas 14 vjetësh. Megjithatë, ajo ende nuk është përfunduar. Në kohë pandemie po punohet dhe sot për këtë palestër ka arritur një pajisje që ka gëzuar zyrtarët e komunës.


    Drin Sadikaj, drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Istogut ka njoftuar se ka arritur klima. Në një postim në Facebook, ai nuk ka treguar megjithatë një datë se kur mund të hapet palestra, shkruan Reporteri.

    “Sot nga Turqia ka mberritur Klima Komora -AHU(Air Handling Unit) per palestren e sporteve. Edhe ne kete kohe te pandemise se bashku me kompanine punekryese “Mercom Company “ , jemi duke punuar qe kjo palester te perfundoj sa me shpejt”, ka shkruar ai.
    Në Kosovë zakonisht kur dihet se kur fillojnë projektet, asnjëherë se kur mund të përfundojnë.

    Rasti më i mirë është i palestrës sportive në Istog, që ka filluar të ndërtohet që nga viti i 2004 dhe kur kanë kaluar tani 16 vite më në fund ka arritur edhe klima. Kjo paletsër ka ndërruar disa ministra dhe nuk dihet a do ta prejë shiritin Vlora Dumoshi në Qeverinë e LDK-së apo do të ketë një tjetër ministër./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!