×
  • Sport
  • Sport

    Pamje të reja nga stërvitjet e Wilderit, amerikani shfaq goditje të frikshme

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 14:49

    Deontay Wilder ka publikuar disa pamje nga stërvitjet e tij, aty ku amerikani shihet duker realizuar një seancë intensive.


    Ish-kampioni i WBC-së për peshat e rënda ishte mposhtur nga Tyson Fury në fillim të vitit të kaluar, duke humbur kështu rripin.

    Por, Bronze Bomber po planifikon që të rikthehet sërish në majat e boksit, edhe pse nuk do të ketë trilogji mes tij dhe Gypsy King.

    Nga videoja e publikuar, Wilder godet fuqishëm në pjesën mbrojtëse të trajnerit të tij, e që natyrisht se ai mezi arrin t’i përballojë ato.

     

    I djersitur i tëri dhe me disa gjuajtje të shpejta, amerikani tregon se është në formë dhe mezi pret të rikthehet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!