Tifozët e Anglisë janë duke shkaktuar probleme të mëdha për sigurimin e stadiumit të Wembleyt.
Fillimisht ata u përleshën mes vete para lokaleve që gjendet afër stadiumit ku do të luhet finalja e Euro 2020.
Nga ora 21:00, Tre Luanët takohen me Italinë, për të përcaktuar fituesin e Kampionatit Evropian.
Por, u dashtë fillimisht ndërhyrja e policisë britanike që të ndalonte përleshjen masive mes tifozëve të Anglisë.
Derisa gjërat u qetësuan, një tjetër turmë ka shpërthyer dhe tifozët po tentonin të futeshin me dhunë në Wembley.
Sigurimi i stadiumit tentoi t’i ndalonte ata që të futeshin me radhë, një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi qindra tifozë filluan të vraponin drejtë hyrjes së stadiumit.
Duket se tifozët anglezë do të shkaktojnë incidente edhe brenda stadiumit, mirëpo aty mund edhe të futen sigurimi për t’i qetësuar gjërat nëse është e nevojshme.
Some fans have attempted to storm into Wembley ahead of the Euro 2020 final🔽pic.twitter.com/XyYRRXBFHY
— Mirror Football (@MirrorFootball) July 11, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.