Ish lojtari i Arsenalit dhe Real Madrid, Jose Antonio Reyes, 35 vjeç, ka gjendur vdekjen në një aksident automobilistik, ku së bashku me të ishte dhe kushëriri i tij, 23 vjeç dhe një tjetër person i identifikuar me emrin Juan Manuel Calderón, të cilët gjithashtu kanë gjetur vdekjen.
Pamje të rënda janë zbuluar me një foto të publikuar, ku nuk shfaqet asgjë veçse makina që është bërë “shkrumb e hi”, nga ky aksident i tmerrshëm automobilistik.
Ata po udhëtonin drejt qytetit ku Reyes ka lindur, vetëm pak metra larg Sevilles, Spanjë. Ai la pas gruan Noelia Lopez dhe tre fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë.
Do të mbahet një minutë heshtje në nder të Reyes, spanjollit të parë i cili fitoj “Premier League”, në ndeshjen që do të zhvillohet sot, në finalen e Champions League, ku Liverpool do të jetë në një përballje me skuadrën e Tottenham-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.