×
  • Sport
  • Sport

    Paqe në Anfield: Liverpool dhe Manchester United ndajnë pikët ne derbin e javës në Premier Ligë

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 19:24

    Liverpool dhe Manchester United kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të javës së 18-të në Premier Ligë


    Skuadra e Jurgen Klopp dominio ndeshjen duke pasur më shumë posedimin e topit, por rastet më të pastra për shënim i pati Manchester United, shkruan Reporteri.net

    Xherdan Shaqiri ishte titullar në këtë takim dhe luajti për 75 minuta.

    Thiago kishte shansin më të mirë për Liverpoolin, por goditjen e tij e priti De Gea.

    Manchester United kishte dy mundësi të arta, me Fernandes dhe Pogba, por goditjet e tyre i ndali Alisson që tregoi formë të lartë sot.

    Pas ndeshjes së sontme Manchester United vazhdon të jetë lider në Premier Ligë, tani me 37 pikë, derisa Liverpooli ka 34 pikë dhe është në vendin e tretë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!