×
  • Sport
  • Sport

    Paqe në derbin e javës: Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 15:55

    Gjilani ka luajtuar baras 0-0 me Ballkanin në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës


    Ndeshja ishte mjaft e mirë, me raste nga të dyja skuadrat, por që në fund u mbyll pa gola, shkruan Reporteri.net

    Meriton Korenica kishte rastet më të mira për Ballkanin, por Enea Koliçi i Gjilanit priti goditjet e tij.

    Te Gjilani rastin më të mirë e kishte Shend Kelmendi që dështoi të shënonte pas një asistimi të bukur të Fiton Hajdarit.

    Pas javës së tretë, Ballkani është në vendin e dytë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Arbëria që është lider, ndërsa Gjilani ka katër sosh në të gjashtin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!