Mezut Ozil dhe e dashura e tij Amine do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre të gjatë.
Mesfushori i Arsenalit ka vendosur për t’i dhënë fund beqarisë dhe para dasmës me modelen dhe aktoren e njohur turke Amine Gulse, 30-vjeçari ka bërë një njoftim mjaftë të rëndësishëm me anë të rrjeteve sociale, shkruan portali arbresh.info.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë së bashku me të dashurën e tij do t’i mbulojnë shpenzimet për operimin e 1000 fëmijëve në nevojë.
“Shumë tifozë më kanë pyetur mua, të afërmit e mi dhe shokët rreth dëshirës sonë për dasmën e nesërme. Si një futbollist profesional, unë jam me fat dhe në pozitë të privilegjuar”, shkruan fillimisht Ozil në llogarinë e tij në Twitter.
🙏🏼❤ #M1Öhttps://t.co/hG72JpFhxF pic.twitter.com/1M7BooiBC8
— Mesut Özil (@M10) June 6, 2019
“Megjithatë, unë i ftoj të gjithë që janë të gatshëm për të ndihmuar në mbështetjen e një projekti afër zemrave tona që ne kemi ndërmarrë me BigShoe”
“Amine dhe unë do të mbulojmë shpenzimet për operimin e 1000 fëmijë në nevojë. Do të isha në lumtur nëse shumë më shumë trajtime në mbarë botën mund të kryhen”
“I kam mbështetur ata që nga Kampionati Botëror i vitit 2014”
Big Shoe punon së bashku me doktorët gjerman dhe zviceran për t’iu ndihmuar fëmijëve në mbarë botën për të kryer operacione që iu ndryshojnë atyre jetën.
Djegiet dhe këmbët e deformuara janë gjendje shëndetësore që vendet në zhvillim kanë problem për t’i trajtuar për shkak të mungesës së doktorëve, parave dhe mjekësisë.