×
  • Sport
  • Sport

    Paris Saint-Germain zbulon detajet e marrëveshjes me Pochettinon

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 17:49

    Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino, ndërsa ka zbuluar kohëzgjatjen e kësaj marrëveshjeje.


    Klubi francez ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin Pochettino, i cili vjen si pasues i gjermanit Thomas Tuchel, i cili u shkarkuar në javën e fundit të viti 2020.

    “Mirësevjen Mauricio Pochettino”, shkruhej në postimin e shkurt zyrtar të klubit francez në Twitter.

    Megjithatë, disa minuta më vonë, faqja e PSG-së zbuloi edhe detajet e marrëveshjes me argjentinasin, i cili kishte nënshkruar një kontratë për një vit e gjymsë me mundësi për rinovim edhe për një vit tjetër.

    “Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner i ri i ri”.

    “Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2022, me një mundësi për një vit shtesë”, thuhej në postimin pasues të PSG-së.

    Pochettino do të fillojë seancën e tij të parë stërvitore si trajner i francezëve nesër (e diel) më 3 janar të 2021, pas rikthimit të ekipit nga pushimi dimëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!