Shpresat e Rafael Nadalit për ta fituar titullin e 21-të rekord grand slam u shuan plotësisht të mërkurën, pasi tenisti grek Stefanos Tsitsipas e mundi spanjollin në një çerekfinale dramatike edhe pse ishte buzë disfatës.
Tsitsipas e tronditi Nadalin duke e mundur 3:2 në sete, edhe pse po humbiste 2:0, 3-6 2-6 7-6 (7-4) 6-4 7-5 në Melbourne, raporton Gazeta Express.
22-vjeçari nga Greqia nuk po iu besonte syve të vet pasi e fitoi pikën që ia siguroi triumfin pas tentimit të tretë.
Tsitsipas do të përballet me rusin Daniil Medvedev në gjysmëfinalen e së premtes.
“Kam mbetur pa fjalë, nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë që sapo ndodhi në fushë”, tha Tsitsipas pas meçit.
“Tenisi im flet vetë. Është ndjesi e jashtëzakonshme të luftoj në këtë nivel dhe të lë gjithçka në fushë.
Nadal po synonte ta kalonte Roger Federerin me tituj grand slam, pas të dy kanë nga 20 sosh.
Por spanjollit do t’i duhet të presë deri në grand slamin e radhës, terrenin e parapëlqyer të tij French Open, për të tentuar sërish.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.