Armando Broja, sulmuesi i talentuar shqiptar, debutoi këtë sezon në Premier League me ekipin e Chelsea, pasi shkëlqeu me moshat e Bluve të Londrës. Megjithatë, nuk është vetëm bomberi i Shpresave kuqezi ai që po merr vëmendje te klubi gjigant anglez.
Një tjetër sulmues i talentuar shqiptar, Elidon O’Boyle, ka shkëlqyer me akademinë e moshave të Chelsea.
I lindur në vitin 2006, Elidoni shihet si një futbollist me të ardhme të madhe, një goleador i lindur dhe me instinkt të jashtëzakonshëm për të tundur rrjetën.
14 vjeçari luan me Chelsea U-14 dhe këtë sezon, ka shënuar plot 40 gola. Në zonën kundërshtare, talenti kuqezi është i aftë të shënojë nga çdo pozicion, me të gjitha pjesët e trupit.
I fortë në ajër, gola me kokë, si dhe i shpejtë dhe me kontroll të mirë të topit, Elidon O’Boyle konsiderohet si zbulimi i radhës nga trajnerët e moshave të Chelsea.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.