×
  • Sport
  • Sport

    Pas artikullit të Gazetës ‘Reporteri’, Federata e Shenjëtarisë e pajisë me rroba përfaqësuesin e Kosovës në ‘Tokio 2020’

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 18:58

    Ditë më parë Gazeta Online Reporteri.net shkroi se qitësi Drilon Ibrahimit do të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e Tokios me këpucë të vogla, Tesha të grisura e pushkë të vjetër.


    Kjo pasi që siç është shkruar edhe në rrëfimin e tij për Reporteri.net, Ibrahimi është duke i pritur veshjet e reja.

    E dy ditë pasi u publikua ky lajm, tashmë qitësit nga Vitia i kanë ardhur teshat e reja.

    Ndonëse Federata ka reaguar pas shkrimit tw Reporteri.net, ata nw reagimin e tyre kanë njoftuar se uniforma e Ibrahimit ka arritur sot në Kosovë.

    “Pas pranimit të ftesës nga Komisioni Trepalësh, e me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për LOV Tokyo 2020, sipas udhëzimit nga Kryetari, Sekretari i FSHSK-së është angazhuar që të bëjë gjithçka që është e mundur, në mënyrë që Drilonit t’i sigurohet uniforma më e mirë. Për këtë arsye, sipas përzgjedhjes së vetë Drilonit, është kontaktuar prodhuesi Capapie nga India. Pas dhjetëra emailave të shkëmbyer me prodhuesin dhe me distributorin e tyre për Ballkan, me qëllim të marrjes së përmasave të sakta, Sekretari ka arritur të sigurohet që uniforma të prodhohet, sipas përmasave reale të Drilonit dhe nga India, të niset për Kosovë. Kjo uniformë, ka arritur në Prishtinë sot në mëngjes (e premte, 16/07/2021), rreth ores 03:00 . Kjo uniformë, është mbështetje e FSHSK-së për pjesëmarrjen e Drilonit në LOV Tokyo 2020 dhe ka kushtuar mbi 1.500 EURO”, është thënë në një reagim të Federatës së Shenjëtarisë.

    Reagimi i plotë i Federatës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!