Ndeshja për ditën e çlirimit të Prishtinës, në mes të ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, është bërë hit viral nëpër rrjetet sociale
Në një rast, ndihmës trajneri shkakton një ndërhyrje të palejueshme në Milot Rashicën dhe gjyqtari i ndeshjes Genc Nuza e fton atë.
Derisa Sahiti pret që të ndëshkohet me të verdhë nga Nuza ai nga xhepi në vend të kartonit nxjerr një faculetë ku fshinë djersët.
? El árbitro más ‘troll’ pic.twitter.com/KvM5hYexOg
— AS (@diarioas) June 19, 2019
Kjo video është bërë viral dhe të fundit që e kanë botuar atë është media e njohur sportive madrilene, AS të Spanjës.
“Shakaja më e madhe e një gjyqtari është parë”, e ka përshkruar këtë video kjo media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.