×
  • Sport
  • Sport

    Pas Galatasarayt e Fenerbahces, gjiganti italian hidhet në sulm për Vedat Muriqin

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 16:49

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka zhvilluar një sezon fantastik në Turqi me Rizesporin dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadra të mëdha evropiane.


    Sipas asaj që raportojnë “ LaLazioSiamoNoi” dhe “Thelaziali.com”, Lazio e ka seriozisht për shqiptarin, që ka shënuar 17 gola me klubin turk, Rizespor.

    Drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli tare, mendon se sulmuesi i Kosovës do të ishte blerje perfektë duke parë çmimin që ka, 5 milionë euro kërkon Rizespori.

    Nëse Muriqi transferohet në Lazio, ai do të bashkohej disa futbollistë shqiptarë që tashmë gjenden atje; Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

    Tare duhet të shpejtojë, pasi Galatasaray dhe Fenerbahce janë duke bërë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, për të cilin ofertë zyrtare ka bërë tashmë edhe skuadra franceze, Toulouse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!