×
  • Sport
  • Sport

    Pas golit të De Bruyne, Man City thyen një rekord në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 21:31

    Manchester City ka thyer një rekord në Ligën e Kampionëve.


    Në ndeshjen që po zhvillohet mes Manchester City dhe Borussia Dortmund, Kevin de Bruyne ka shënuar për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Pep Guardiolas.

    Manchester City tani ka shënuar 18 gola që kur pësoi për herë të fundit në Ligën e Kampionëve, duke u bërë kështu ekipi i parë që arrin një gjë të tillë.

    Hera e fundit kur Citizens kanë pranuar një gol në Ligën e Kampionëve është në vitin 2020 kundër Portos në grupet e Ligës së Kampionëve.

    Që nga ajo ndeshje, Man City ka zhvilluar shtatë ndeshje të tjera, duke fituar gjashtë prej tyre dhe ka vetëm një barazim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!