Për momentin është një ëndërr, por Interi po punon prej muajsh sepse Konte e di mjaft mirë që për të fituar titullin kampion, duhen lojtarë si David Alaba.
Njëjtë si për Hakimin, Marota dhe Auzilio e kanë hapur prej kohësh dosjen e mbrojtësit austriak, i cili mund të luajë si një anësor i majtë, por edhe si qendër e majtë në një mbrotje me tre, mbrojtjen që do Konte.
Alaba ka qenë në Milano dy herë përpara karantinës dhe është takuar me drejtuesit zikaltër së bashku me babain e tij dhe konsulencën e prokurotit Zahavi.
Alaba ka një vlerësim prej rreth 50 milionë eurosh dhe një pagë rreth 11 milionë, ndërsa kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm dhe ende nuk e ka gjetur një marrëveshje të re me bavarezët. Për të interesohen edhe Real, Siti dhe PSG, por Interi do të provojë që të luajë të njëjtën strategji si me Eriksenin dhe të fusë në valle kartonin e Perisiç, kroatit që Bajerni dëshiron ta mbajë në ekip.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.