×
  • Sport
  • Sport

    Pas më shumë se 15 viteve si kundërshtar, më në fund Mourinho dhe Wenger pajtohen për një gjë

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 16:46

    Jose Mourinho dhe Arsene Wenger ishin mysafir në BEIN Sport për të analizuar finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Tottenham.


    Dy rivalët, që gjithmonë kanë gjetur arsye për tu përleshur, mbrëmë kanë pasur një gjë të përbashkët.

    Ata janë pajtuar se tifozët e Liverpoolit janë unikë dhe më të mirët, shkruan Indeksonline.

    Derisa në stadiumin këndohej himni ‘You’ll Never Walk Alone’ dy trajnerët kanë mbetur të
    habitur.

    “Kjo është më e bukur se ajo që mund të themi!”, tha Mourinho. “Janë unik”, shtoi Wenger.

    Kujtojmë se Liverpooli mposhti Tottenhamin me rezultat 2-0 duke fituar titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!