Manchester Unitedi beson se tani e ka në dorë superyllin anglez Jadon Sanchon, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me të.
Sipas The Sun, asi i Borussia Dortmundit është pajtuar për çdo detaj për të kaluar në Old Trafford dhe tani iu mbetet vetëm dy klubeve të bien në uji për transferimin e tij, transmeton Gazeta Express.
Edhe Chelsea e do 20-vjeçarin, por Sancho është i përkushtuar t’i bashkohet skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer, tri vjet pasi u largua nga Manchester City.
Sipas Sun, Sancho është pajtuar me Unitedin për kontratën, pagën, bonuset dhe klauzolën e lartë, të cilat janë arritur pas bisedimeve të fshehta njëmujore.
Tani, i mbetet Unitedit të arrijë marrëveshje me Dortmundin për çmimin e lojtarit, i cili pritet të jetë rekord për një klub nga Britania e Madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.