Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është fotografuar sot në stërvitje të City, për herë të parë që prej se ju nënshtrua një operimi në shpinë tri javë më parë
Pep Guardiola është parë në stërvitje për herë të parë të mërkurën pasi që mungoi për më shumë së tri javë në stolin e City.
Trajneri spanjoll i ishte nënshtruar një operimi në shpinë në gusht pasi që kishte pasur dhimbje të mëdha, derisa operimin e kreu në Barcelonë të specialisti i kirurgjisë kurrizore, Dr Mireia Illueca.
City lëshoi një deklaratë ku tha që procedura ishte një operim rutinë dhe po ashtu 52 vjeçari do të qëndronte në Barcelonë për të pushuar dhe rikuperuar.
Kjo do të thoshte se Guardiola nuk do të ishte në stol për dy ndeshje të Premier Ligës, me asistentin e tij, Juanma Lillo që arriti një fitore në fund të ndeshjes kundër Sheffield United dhe mposhti Fulhamin me rezultat të thellë 5-1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.