Paraqitjet e jashtëzakonshme me Werder Bremenin në sezonin 2018/19 e kanë shpërblyer Milot Rashicën. Futbollisti kosovar është zgjedhur nga tifozët si futbollisti më i mirë i sezonit 2018/19 tek klubi gjerman.
Milot Rashica e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Werder Bremenin, duke qenë i pandalshëm sidomos në pjesën e dytë të sezonit.
Dhe, këto paraqitje të futbollistit kosovar janë shpërblyer nga tifozët e këtij klubi.
Në fakt, përfaqësuesi kosovar është zgjedhur si futbollisti i vitit tek ekipi gjelbër e bardhë.
“Tifozët e Werder Bremenit kanë vendosur: Milot Rashica është ‘Futbollisti i sezonit 2018/19’. Urime Milot!”, ka shkruar Werder Bremen në rrjetin social, Instagram.
Rashica ka shënuar 12 gola në total këtë sezon me Werder Bremenin, përfshirë këtu 9 në Bundesliga dhe 3 në DFB Pokal.
Gjithashtu, ai ka dhuruar 6 asistime.
Këto statistika impresionuese bënë që ai të zgjidhet lojtari i vitit në klubin gjerman.
Ndërkohë, Rashica ishte i jashtëzakonshëm edhe në Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën realizoi dy gola në muajin qershor, një kundër Malit të Zi dhe një tjetër ndaj Bullgarisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.