Mediat në Itali kanë raportuar se njëri nga futbollistët e klubit të Italisë, Lazio është sulmuar nga disa persona ditë më parë, transmeton Reporteri.net.
Mediumet italiane raportojnë se futbollisti spanjoll i Lazios, Raul Moro ka rënë pre e një agresioni disa ditë më parë.
Futbollistin spanjoll e ndaluan katër persona te veshur si policë.
Peronsat e pa njohur i morën makinën dhe sendet me vlerë, ndërkohë që dhunuan 20-vjeçarin dhe babanë e tij.
Të dy përfunduan në spital, por nuk kishin probleme. Moro, për shkak të goditjeve, kishte përfunduar me sy të nxirë.
Ndërkaq në ndeshjen e djeshme të Lazio kundër Sassuolo, futbollisti spanjoll u pa i dëmtuar fizikisht në syrin e tij, kur kamerat fokusuan futbollistin në stol.
Foto:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.