×
  • Sport
  • Sport

    Pas shumë akuzave flet për herë të parë mjeku i Diego Maradonës: Ai nuk donte ta bënte këtë gjë

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 23:17

    Policia në Argjentinë ka kontrolluar shtëpinë dhe klinikën private të Leopoldo Luque, mjekut të legjendës së futbollit Diego Maradona i cili vdiq katër ditë më parë.


    Ata po përpiqen të vërtetojnë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e legjendës argjetinase apo jo.

    Por, tani është vetë mjeku Luque që ka folur në detaje rreth kësaj teme duke mohuar çdo akuzë që po i bëhet atij, shkruan Reporteri.net

    Luque ka thënë se vdekja e Maradonës nuk ka ardhur nga shkaku i operacionit në tru që legjenda argjentinase e kishte bërë disa javë para se të vdiste pas një sulmi në zemër.

    “Ne të gjithë ishim mbledhur për të bërë më të mirën për Diegon: mjekët, unë dhe familja e tij. Asgjë nuk mund të bëhej pa vullnetin e tij,” ka thënë mjeku Luque.

    “Ne u përpoqëm të krijonim një skemë kontrolli për lëshimin e pilulave që ai po merrte dhe për të kontrolluar konsumin e alkoolit.

    “Nuk kishte kritere mjekësore [për ta mbajtur Maradonën në spital]. Ne mund ta kishim dërguar atë në një qendër rehabilitimi, por na duhej mirë Diego. Ishte vendimi i tij.

    “Këtu nuk ka vendime, ka kritere mjekësore. Kur operoni një pacient, kriteret varen nga pacienti. Nuk ka pasur asnjë gabim nga mjeku.


    “Ai kishte një problem në zemër që mund të ndodhë në një pacient si ai. Bëhej gjithçka e mundur për të zvogëluar atë shans, por ju nuk mund ta bllokoni mundësinë.

    “Unë kisha miratimin e plotë të Shoqatës Argjentinase të Neurokirurgjisë që Diego kishte nevojë për operacion. Gjashtë mjekë e vlerësuan atë. Vdekja nuk kishte asnjë lidhje me [operacionin]”.

    “Ai u lëshua pas operacionit. Gjëja ideale do të kishte qenë që ai t’i nënshtrohej rehabilitimit, por ai nuk donte.

    “Ne u përpoqëm ta mbanim atë në klinikë, por nuk është një qendër rehabilitimi. E zgjata shtrimin në spital për aq kohë sa munda. Unë jam në dispozicion të departamentit të drejtësisë. Me Diego, unë bëra më të mirën që munda. Jam krenar për atë që bëra. Nuk kam asgjë për të fshehur,” përfundoi mjeku i Maradonës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!