×
  • Sport
  • Sport

    Pas Suarez, një tjetër emër i madh pritet të ribashkohet me Messin tek Inter Miami

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 23:51

    Philippe Coutinho mund të jetë futbollisti i radhës që do të ribashkohet me Messin, teksa ish-ylli i Barcelonës tashmë është identifikuar si një ‘blerje e ëndrrave’ nga Inter Miami.

    Disa fytyra të njohura i janë bashkuar Messit në Florida pas kalimit të tij befasues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2023.

    Sergio Busquets dhe Jordi Alba u transferuan pothuajse në të njëjtën kohë me ikonën argjentinase, ndërsa Luis Suarez gjithashtu u transferua në “DRV PNK Stadium”.

    Tani siç sugjeron Gazzetta dello Sport, Coutinho është në linjë për të kaluar në Amerikë.

    31-vjeçari është momentalisht në Katar aty ku luan tek Al-Duhail, por një marrëveshje huazimi mund të arrihet pasi Aston Villa dëshiron që ta shtyjë brazilianin në një drejtim tjetër. përcjell Telegrafi.

    Coutinho tashmë është futur në radarin e Inter Miamit pasi ata janë në kërkim të një tjetër mesfushori kreativ, për shkak të lëndimit të njërit prej lojtarëve kryesor, Facundo Farias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!