×
  • Sport
  • Sport

    Pas super-performancës ndaj Barcelonës, kështu vendos Klopp për Shaqirin në ndeshjen e titullit

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 15:15

    Pas rikthimit historik në Ligën e Kampionëve në mesjavë, Liverpooli me Xherdan Shaqirin e rikthyer në stol, është në ndjekje të një mrekullie tjetër, tani në Premierligë, pasditen e sotme.


    Skuadra e Jurgen Kloppit bëri mrekullinë duke e mposhtur 4:0 Barcelonën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Champions, pasi e kishte humbur 3:0 të parën në Camp Nou. Të kuqtë përqendrimin e kanë sot në Premierligë, ku e ndjekin titullin ndaj Wolves.

    Këtë herë, skuadrës së Kloppit i duhet vetëm një fitore me çfarëdo rezultati, por shpresat e të kuqve varet shumë edhe në Brightonin, i cili duhet ta ndalë liderin Manchester City të paktën me barazim, në mënyrë që Liverpoolit të shpallet kampion.

    Wolves, megjithatë, është skuadër në formë të shkëlqyer momentalisht, pasi i ka fituar tri ndeshjet e fundit në ligë dhe e ka siguruar një vend në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

    Por, Liverpooli shpreson në një mrekulli të dytë, në fitore ndaj Wolves dhe në dështim të Manchester City.

    Liverpooli i është kthyer i lënduari Mohamed Salah, ndërsa Shaqiri do të ulet përsëri në stol.

    Të gjitha ndeshjet e Premierligës, javës së fundit, nisin në orën 16:00.

    Formacionet zyrtare:

    Liverpool:

    Wolves:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!