×
  • Sport
  • Sport

    Pas tre vitesh në ring, boksieri i njohur shqiptar rikthehet me fitore KO

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 10:18

    Boksieri i njohur, Arnold Gjergjaj, ish-kampion i Zvicrës mbrëmë është rikthyer në ring pas tri vjetëve prej meçit të fundit.

    37-vjeçari ka fituar me KO përballë kroatit, Tomislav Sentic në meçin e zhvilluar në Zvicër.

    Boksieri gjakovar më 25 maj të vitit 2019 e zhvilloi meçin e fundit në boks, kur u mposht nga Elvis Moyo i Afrikës së Jugut.

    Arnold Gjergjaj meçin më të madh në karrierën e tij e kishte zhvilluar ndaj boksierit të njohur, David Haye, më 21 maj të vitit 2016.

    Reprezentuesi zviceran ishte mposhtur nga britaniku. Për Gjergjajn atëbotë ishte humbja e tij e parë në karrierën profesionale.

    Arnold Gjergjaj në vitin 2014 kishte shkruar historinë, duke u bërë boksieri i parë me shtetësi zvicerane që e fiton titullin evropian EBU-EE në kategorinë e peshave të rënda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!