×
  • Sport
  • Sport

    Pas tri javëve luhet ndeshja e parë në Arenën Kombëtare, FSHF zbulon detajet

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 17:22

    Stadiumi i ri Kombëtar është në detajet e fundit përpara ceremonisë inauguruese, e cila do të zhvillohet në ndeshjen me Francën më datë 17 nëntor.


    Punimet janë drejt fundit dhe gjithçka do jetë ne perfeksion për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.

    Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e stadiumi të ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 nëntor, në mbrëmje.

    Vllaznia – Apolonia do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

    Kampionati i femrave do të fillojë këtë fundjavë dhe më poshtë janë ndeshjet e javës së parë.

    Java e parë:

    Tirana AS – Bilisht Sport

    Kinostudio- Juban Danja

    Apollonia – Dajti

    Maliqi- AAS

    Teuta – Vllaznia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!