×
  • Sport
  • Sport

    Pas Vushtrrisë, edhe Dukagjini hyn në Superligë, Besa dhe Vëllaznimi mbesin në barazh

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 18:14

    Dukagjini është skuadra e dytë që edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës pas Vushtrrisë.


    Ekipi nga Klina ka triumfuar në ndeshjen e fundit të javës së 30-të në shtëpi përballë Drenasit me rezultat 2-0.

    Baras pikë sa Dukagjini grumbulloi këtë sezon edhe Besa, megjithatë klubi nga Peja do të përballet në barazh me Vëllaznimin për ta siguruar promovimin në Superligë për shkak të dallimit në gola.

    Besa e barazoi me rezultat 1:1 ndeshjen e fundit të këtij sezoni, kundër Kikës, e cila po luante me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

    Nga liga janë larguar Kika dhe Fushë Kosova, ndërsa Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku do të luajnë ndeshjen e barazhit për të kërkuar një tjetër mundësi qëndrimi në këtë rank garash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!