Ylli i Tiranës, Jurgen Goxha, në një prononcim për Periskopin, është distancuar nga komentet e bëra dje me profilin e tij në Facebook duke deklaruar se ato në fakt ishin bërë nga një kushëri i vogël.
I pyetur nëse Goxha do të luante për ndonjë klub nga Kosova, përgjigja ishte befasuese. Ai tha se kishte shumë miq kosovarë dhe se i kishin ardhur oferta nga klubet tona, por të cilat nuk do t’i përmendte në respekt të klubit ku luan aktualisht, KF Tiranës.
Për ta testuar më shumë ndjesinë e tij ndaj kosovarëve, ne e pyetëm nëse ai do të pranonte një ftesë eventuale nga Kombëtarja e Kosovës në futboll. Goxha deklaroi se nëse do t’i vinte do ta pranonte meqë të gjithë të tjerët në kombëtaren tonë flasin shqip.
Në fakt, dy nga yjet kryesorë të kombëtares sonë nuk e njohin gjuhën shqipe, Aro Muriq dhe Bersant Celina e të cilët edhe në prononcimet për media e flasin gjuhën angleze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.