Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja Portugali-Francë e cila përfundoi me barazim, 2-2.
Cristiano Ronaldo ishte ai që bëri dy golat për Portugalinë pasi fituan dy penallti.
Por gjatë kësaj ndeshje të fortë duket se ka pasur edhe incidente për Cristianon.
Nga fotografitë e publikuara nga “The Sun” vihet re se një tifoz në stadium ka hedhur një shishe Coca-Cola në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk e ka kapur.
Gjithashtu teksa festonte penalltinë e dytë të suksesshme, pasi barazoi me Francën, drejt Ronaldos një tifoz ka hedhur një gotë plastike.
E gjithë kjo vjen një javë pasi legjenda e Juventusit hoqi dy shishe Coca-Cola nga një tryezë e konferencës për shtyp, duke hapur debate me sponsorizuesin. Pas këtij gjesti, Ronaldo u kthye duke thënë “pini ujë”.
Një tjetër gjest i tillë ndodhi edhe me Paul Pogba, i cili largoi shishet e Heineken. Menjëherë reagoi UEFA, e cila paralajmëroi skuadrat që të mos bllokonin produktet e sponsorëve.
Kujtojmë se Coca-Cola pësoi humbje të mëdha pas veprimit që Cristiano Ronaldo bëri gjatë konferencës për shtyp. Kompania thuhet se humbi katër miliardë euro, pasi konsiderohej se ishte një anti-reklamë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.